VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Kosovë-Shqipëri, panik në ‘Rrugën e Kombit’

Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa nuk dihet ende shkaku që solli zjarrin në mjet.

Flakët kanë krijuar panik te përdoruesit e tjerë të rrugës, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, të siguruar nga Syri.net dhe Syri TV, zjarri është i përmasave të mëdha çka ka shkaktuar edhe trafik në aksin në fjalë. /Syri.net