Strategjia e re e Mbrojtjes Sociale, prioritet programet e punësimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, organizoi takimin e parë të grupit tematik të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, si struktura e parë aprovuese e dokumenteve strategjikë, me përfaqësimin e ministrive të linjës, anëtare të grupit, dhe partnerëve strategjikë.

Në takim u prezantua raporti i monitorimit të strategjisë së mbrojtjes sociale 2015-2020 dhe strategjia e re e mbrojtjes sociale, e cila do të ketë një kohështrirje më të gjerë dhe do të përfshijë periudhën 2019-2022, prioritetet strategjikë të së cilës do të fokusohen në programet aktive të punësimit të lidhura me skemën e ndihmës ekonomike.

Gjithashtu në fokus të strategjisë është edhe realizimi i reformës së re të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara sipas modelit social, me standarde të reja vlerësimi sociale dhe shëndetësore dhe në Zhvillimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror në një perspektivë të re të shërbimeve të integruara.