Shqiptarët hyjnë në dyqanin italian për të vjedhur, arrestohen

Karabinierët në Rimini kanë arrestuar dy shqiptarë, pasi ata kanë hyrë në një dyqan për të vjedhur. Shqiptarët akuzohen për grabitje të dhunshme, rezistencë ndaj policisë, si dhe dhunë.

Të dy u futën në një dyqan bizhuterish dhe morën një palë syze dielli nga një dritare e dyqanit, kurse tentuan të ikin pa paguar. Ata janë pikasur nga pronari, mirëpo ikën, duke kërcënuar atë (pronarin) me një shishe të thyer, shkruajnë mediat italiane.

Policia, e njoftuar në numrin 112, ndoqi dy shqiptarët në një distancë të afërt. Në vend që të dorëzohen, shqiptarët kanë ushtruar dhunë ndaj policëve, i shtynë ata dhe shkaktuan probleme për makinat e policisë.

Të arrestuarit, të cilët vazhduan sjelljen e tyre të dhunshme, u dërguan në burgun “Casetti”. Edhe një burrë italian, 65 vjeç u arrestua nën akuzën e vjedhjes së rëndë.