Pogba elozhe për Maguire: Unë e quaj ‘Bisha’

Paul Pogba ka vlerësuar shokun e ri të skuadrës Harry Maguire pas paraqitjes fantastike të këtij të fundit në debutimin ndaj Chelsea-t. Mbrojtësi anglez u transferua për një shifër rekord gjatë kësaj vere, por e shpërbleu menjëherë besimin e drejtuesve të Djajve të Kuq duke qenë i pakalueshëm në duelet ndaj Bluve të Londrës.

“Unë quaj “Bisha”. Sinqerisht e them, e parë si është përshtatur me ne. Në folëm për kontrollin mirë të mbrojtjes dhe ai kuptohet shumë mirë me Victor Lindelof.”

Maguire u shpall njeriu i ndeshjes ditën e djeshme, edhe pse në fakt shkëlqyen edhe disa prej shokëve të tij në suksesin 4-0. /Koha Jone/