Miley e braktisi për një femër, reagon ish-burri

Aktori Liam Hemsworth u shfaq i emocionuar ndërsa u pyet nga mediat për ndarjen nga bashkëshortja e tij Miley Cyrus. Për herë të parë, që pas publikimit të lajmit për divorcin, 29-vjeçari doli në publik bashkë me të vëllanë e tij të madh me të cilin po qëndron këto ditë në vilën luksoze në Gjirin Bayron.

“Nuk mund ta kuptoni se si ndihem”, tha Liam për gazetën Daily Mail Australia. “Nuk dua të flas për këtë gjë”, tha shkurt aktori pas insistimit të reporterit. Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus qëndruan të martuar për më shumë se 7 muaj dhe lajmi për ndarjen e tyre u shpërnda të shtunën e kaluar me një shpejtësi të madhe në mediat botërore.

Fotot e fundit të publikuara tregojnë se aktorja e “Hannah Montana” ka gjetur krahët e dikujt tjetër dhe kësaj radhe bëhet fjalë për një femër, e cila sipas mediave është ish-bashkëshortja e Brody Jenner, Kaitlynn Carter. Të dy vajzat po kalojnë disa ditë në liqenin e Komos, në Itali dhe paparacët iu kanë fotografuar duke shkëmbyer puthje në një jaht.