Manastiri i Ardenicës si atraksion turistik

Manastiri i Ardenicës ndodhet në pjesën jugore të Myzeqesë, në një kodër me lartësi 237 metra mbi nivelin e detit. Ndërtimi i tij mendohet se zë fill në vitin 1282 me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit edhe pse më herët ka ekzistuar një kishës e vogël.

Ky manastir falë strukturës arkitektonike që është ruajtur ndër shekuj është shndërruar në një atraksion të rëndësishëm për turistët e huaj edhe vendas. Turistët shprehen se ky objekt kulti është i rëndësishëm për më mësuar më shumë për historinë edhe kulturën e hershme shqiptare, e cila vijon që të ruhet deri në ditët e sotme.

Gjatë kësaj ndalese në manastir, numrin më të madh të vizitorëve e zinin turistët francezë. Ata fillimisht janë njohur nëpërmjet guidave elektronike me këtë manastir, ndërsa pas ndalesës që kanë bërë nga afër shprehen të mahnitur nga konservimi dhe ruajtja e objektit religjioz.

Dera e manastirit që qëndron mbyllur ka kthyer mbrapsht edhe shumë vizitorë, për shkak se ata nuk kanë dijeni,që për ta vizituar këtë objekt kulti duhet që të thërrasësh rojën.