Ish-oficeri i KFOR kundër Kosovës: Do luftoj që Norvegjia të tërheqë..

Christian Cash, një ish-zëdhënës i KFOR-it në Kosovë është shprehur se do të luftojë që Norvegjia ta tërheqë njohjen e Kosovës.

Si oficer i KFOR-it, Cash ishte i angazhuar në marrëdhënie me publikun dhe ishte dëshmitar i sulmit ndaj autobusit “Nish ekspres” më 2001 kur humbën jetën 12 serbë. Ai ka theksuar se ndien përgjegjësi për bombardimin e Serbisë dhe për faktin se nuk i mbrojti pakicat në Kosovë.

“Synimi im është të luftoj që Norvegjia të tërheqë njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Tashmë kam biseduar me shumë njerëz për këtë, dhe si anëtar i partisë Demokratike, dy vite më parë jam munduar të hyj në Parlament. Nëse do të ndodhte, do t’i propozoja Qeverisë ta tërheqë atë njohje”, deklaroi ai për të përditshmen serbe “Politika”.

Cash u emërua në Kosovë si Major në vitin 2000, dhe kaloi shtatë muaj atje. Tanimë ai jeton midis Serbisë dhe Norvegjisë.