“Deri kur kështu?”, Dom Gjergj Meta dënon vrasjen në Rrëshen

Qyteti i Rrëshenit u trondit sot paradite nga një vrasje mafioze. Pas një atentati me armë zjarri mbeti i vdekur në trotuarin e Katedrales së qytetit shtetasi, Armando Gjini.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Dioqeza e Rrëshenit, e cila teksa dënon vrasjen mafioze, shtron edhe pyetjen se deri kur do të vijojnë këto histori të trishta.

Përfaqësuesi i kësaj Dioqeze, Dom Gjergj Meta, thotë se vrasja e 48-vjeçarit u realizua me gjakftohtësi të plotë dhe në sy të të gjithë qytetarëve.

“Mu në mes të ditës, në mes të qytetit, në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, sot u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve. Deri kur kështu?”-thuhet në reagimin e Dom Gjergj Metës në “Facebook”.