1 milion shqiptarë turistë në Greqi?

Mediet në Greqi, kanë shkruar se në plazhet e tyre kanë qenë me pushime mbi 1 mln shqiptarë. Përfaqësues të shoqatës së turoperatorëve, sqarojnë se pavarësisht se Greqia mbetet një destinacion i preferuar, kjo e dhënë është e pamundur pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk janë pushues. Turqia mbetet destinacioni i preferuar i shqiptarëve edhe pse çmimet u rritën me rreth 20%.

Ata ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si realizohen statistikat në lidhje me këtë çështje. Në këto të dhëna, operatorët turistikë pretendojnë se pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk shkojnë me pushime por për vizita tek të afërmit ose për të punuar me sezon.

Besnik Vathi, Shoqata e Turoperatorëve, thotë se: ”Janë të përhershme në hyrje në kufi dhe i analizojmë si pushues. Është e pamundur që nga Shqipëria të kenë shkuar për pushime 1 mln shqiptarë. Mund të llogaritet si turist edhe kur shkon babai tek fëmijët e tij që jetojnë në Greqi, apo lëvizjet tek të afërmit por nuk është ajo që raportohet dhe komentohet”.