Ndodh edhe kështu/ S’mbuloi dot shpenzimet e dasmës, nusja detyron të ftuarit të paguajnë ç’hëngrën (FOTO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rumani, ku nusja dhe dhëndri nuk kanë arritur të mbulojnë shpenzimet e dasmës, kështu që i kanë kërkuar të ftuarve të paguajnë shpenzimet e tyre.

Seyi Akiwowo e shpërndau këtë histori në profilin e saj në Twitter, ku tregonte mesazhin që nusja i kishte dërguar asaj, duke i kërkuar ti jepte paratë në llogarinë që ajo i kishte shënuar.

“Përshëndetje Seyi, si po kalon?

E shijove dasmën tonë dhe kohën e kaluar në Cluj? E shijoi dhe shoku yt? 

Duket se e shijuat shumë, por kjo nuk është reflektuar në kontributin tuaj për shpenzimet e dasmës tonë. Morëm 20 euro nga ty dhe 5 nga miku yt, që janë të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e menusë dhe pijeve, pa përmendur organizimin e festës së të shtunës. Kontributi mesatar ishte 100 euro personi, por edhe 75 do të mjaftonin për të mbuluar kostot.”, shprehet nusja në mesazhin dërguar shoqes së saj, të cilit po ashtu i ka bashkëngjitur edhe numrin e llogarisë bankare për të depozituar paratë e kërkuara.