Kurban Bajrami, Basha: Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uron të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Sakrificës, Kurban-Bajramin.

“Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, ju uroj nga zemra Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi. Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë!”, thekson Basha në mesazhin e tij.