E duan në Itali e Francë, por Icardi merr ofertën marramendëse nga skuadra kryeqytetase

Juventus, Napoli, PSG dhe … Reali i Madridit, ishin këto skuadrat më të interesuara të paktën në letër për Mauro Icardin, por argjentinasi mund të zgjedh një tjetër destinacion. Sulmuesi i Interit ka dalë jashtë planeve të trajnerit të zikaltërve, Antonio Conte dhe në ditët e ardhshme pritet të firmos me një tjetër skuadër.

Aktualisht, sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, ekipi më i interesuar është Roma. Verdhekuqtë janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për Icardin. E madje, duke iu referuar këtyre burimeve, kryeqytetasit kanë bërë hapa konkret për sulmuesin, duke i ofruar plot 9 milionë euro pagë neto në sezon.

Një shifër e afërt me atë që Icardi kërkoi nga Inter, por që zikaltërit nuk ia ofruar, duke i hequr dhe shiritin e kapitenit, për ta lënë në mes të katër rrugëve.