85 milionë euro plus yllin e ekipit, cili ishte vendimi i PSG ndaj ofertës së Real-it për Neymar

E ardhmja e Neymar do të jetë larg Paris Saint-Germain dhe klubi francez vazhdon të negociojë me Real Madrid vetëm që të mos ia shesë brazilianin Barcelona-s.

Sipas “Mundo Deportivo”, Florentino Perez mësohet t’i ketë ofruar francezëve në ditët e kaluara 85 milionë euro plus kartonin e Gareth Bale për të siguruar brazilianin, por PSG e ka refuzuar ofertën.