Presidenti Meta uron “mirëmëngjes” nga ujëvara e Prevallës

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka përshëndetur shqiptarët sot nga ujëvara e Prevallës.

Urimin e tij, Presidenti e ka shoqëruar me një video ku duket nga maja e ujëvarës duke bërë simbolin kombëtar.

“Mirëmëngjes të dashur miq!
Nga kjo ujëvarë e Bjeshkëve të Prevallës, në lartësinë 1850 m, ju uroj të kaloni një fundjavë të mbarë e të gëzueshme me familjet dhe miqtë tuaj!”- shkruan Presidenti Meta në rrjetet sociale.