Meta ktheu ligjin, reagon kreu i Akademisë së Shkencave

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka reaguar në një lidhje telefonike për Report tv lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend ligjin për Akademinë e Shkencave me argumentet se i cenon kompetencat. GKreu i Akademisë së Shkencave tha se akademia nuk mund të sjellë përplasje kompetencash, pasi duhet të jesh injorant në fushën e jurisprudencës që të kesh përplasje.

“Tani mesa duket kanë viktimizuar Ilir Metën duke e bërë pjesë të këtyre segmenteve politikër pë të sabotuar reformën në akademi. Reforma është ajo që është përshëndetur edhe nga Bashkimi i Akademive Europiane. Argumentet që e sulmojnë nuk kanë lidhje fare. Akademia ka një mision për kërkimin shkencor dhe përpiqet ta ushtrojë këtë mision fisnik dhe nuk mund të sjellë përplasje kompetencash. Duhet të jesh injorant në fushën e jurisprudencës që të kesh përplasje. Meta nuk zgjodhi rrugën e bashkëpunimit, as në rastin e emërimit. Ai duhet t’i ketë cilësitë për ta ushtruar këtë nder. Si mundet që një president të shqetësohet se ligji parashikon zhbllokim, Të shqetësohesh për këtë do të thotë se Meta si specialist i bllokimeve është i shqetësuar për zhbllokimet. Dekreti i tij i para një muaji është anti- kushtetues.

Ka bërë një autogol. Kushtetutën në 98 e kemi bërë se bashku. Meqë do të dijë pse është shkruar kështu ky nen, le të lexojë. Nuk marr përsipër t’ia shpjegoj. Vetëm në kërkim shkencor nuk ka status më të lartë apo më të ulët. Kjo është një pengesë 2-3 javore dhe këto lloj argumentesh janë shteruar. Nuk dua të bëj leksione jurisprudence por qëllimi i institucioneve është i përbashkët. Në shkencë më lart dhe më poshtë të vënë rezultatet, sepse këtë e ka në dorë formimi jo ligji. E ardhmja është e qartë. Nuk lejohet asnjë lloj ndërhyrje nga politika në emërime të tilla. Atij i jepet nderi vetëm të dekretojë. Këtu është lapsusi i parë injorant. Ligji dhe vetëm ligji e shpjegon. Meqë klanet politike për arsye klienteliste shkon deri këtu ligji parashikon edhe një zhbllokim”, u shpreh Gjinushi.

Kreu i shtetit ktheu dje në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Akademinë e Shkencave. Katër janë arsyet që renditi Meta për kthimin e ligjit; bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

Ligji i miratuar në Kuvend detyron Presidentin që brenda 10 ditëve të kryejë emërimin e kryetarit të Akademisë së Shkencave që i është propozuar. Për Metën kjo është antikushtetuese, pasi Kushtetuta nuk ka vendosur një afat të përcaktuar, brenda të cilit Presidenti i Republikës duhet të shprehet