Japonia teston me sukses makinën fluturuese- Priten në treg më herët se ç’parashikohej

Një makinë fluturuese është testuar në Japoni dhe ishte në gjendje të qëndronte pezull në mënyrë të qëndrueshme për rreth një minutë duke përdorur katër helmetat e saj. Firma Elektronike NEC, zbuloi teknologjinë në një objekt në qytetin Abiko, i vendosur rreth 22 milje larg Tokios. Dy demonstrime të shkurtra u zhvilluan brenda një kafazi gjigand dhe atyre që i vrojtonin iu tha të mbanin helmeta si një masë paraprake.

Qeveria japoneze synon të ketë njerëz që përdorin makina fluturuese deri në vitet 2030 dhe ka mbështetur ndërtimin e një kursi të madh provash në një zonë të shkatërruar nga tsunami i vitit 2011 dhe katastrofat bërthamore në Fukushima. Ekzistojnë gjithashtu shpresa për të përdorur makina fluturuese për të lidhur ishujt në zonën e vendpushimit Mie, i cili frekuentohet nga të famshëm të Hollivudit.

Japonia dëshiron të bëhet një lider botëror për makinat fluturuese, por mund ta gjejë veten konkurrues me Dubai, i cili gjithashtu po ndjek intentensivisht zhvillimin e teknologjisë në këtë sektor.

Sidoqoftë, ka ende pengesa të mëdha për tu kapërcyer përpara se makinat fluturuese të bëhen të zakonshme, duke përfshirë jetëgjatësinë e baterisë që u nevojitet si dhe shqetësimet që lidhen me sigurinë.

Makinat fluturuese, të quajtura shpesh EVtol, përcaktohen si avionë të cilët janë elektrikë, ose elektrikë hibrid, që kanë aftësi të drejtohen pa shofer. Automjetet e reja synojnë të jenë më të mira se helikopterët, të cilët janë të shtrenjtë për tu mirëmbajtur, të zhurmshëm për të fluturuar dhe kërkojnë pilot të trajnuar./ SCAN