Italia në udhëkryq

Italia u zhyt në paqartësi politike të premten pasi ministri i Brendshëm, Mateo Salvini tërhoqi mbështetjen për koalicionin qeverisës dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme, ndërsa parlamenti i ka nisur tashmë pushimet e verës.

Tensionet e shtuara politike në vendin e zhytur në borxhe, ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës, kanë trazuar edhe tregjet financiare. Pa humbur kohë, Salvini duket se ka nisur fushatën dhe thotë se çështja se kush do të qeverisë italinë, duhet t’i rikthehet në dorë italianëve, në zgjedhje të reja.

”Tani në Itali, unë dua një qeveri që do t’i kthejë popullit italian, krenarinë e të qenit qytetarë italianë. Të lirë dhe sovranë, zotër të tokës, detit dhe jetës së tyre”,-deklaroi Salvini. Salvini tha se të hënën, do të nisë puna në parlament.

”Kam lexuar gazetat që shkruajnë se Salvini nuk është mirë nga mendja sepse do t’i heqë prizën qeverisë më 15 gusht. Ata thonë se deputetët janë me pushime më 15 gusht. Unë them se deputetët duhet të luajnë të ndenjurat dhe të kthehen në punë më 15 gusht, ashtu si çdo punëtor i thjeshtë italian”.