Samsung dhe Microsoft zgjerojnë partneritetin e tyre strategjik

Samsung Electronics Co, Ltd njoftoi sot hapin tjetër në partneritetin e saj strategjik afatgjatë me Microsoft për të sjellë përvoja efikase produktiviteti në të gjitha pajisjet, aplikacionet dhe shërbimet. Duke filluar me integrimet ekskluzive të Microsoft në Galaxy Note10 e re, përdoruesit tani do të kenë një mënyrë të thjeshtë për të punuar rrjedhshëm midis një smartphone dhe një kompjuteri, ndërsa Galaxy Book S prezanton një përvojë të re përdorimi portabël pa kompromise dhe performancën e gjeneratës tjetër. Duke sjellë më të mirën e dy platformave, Galaxy dhe Windows, ky partneritet do të vazhdojë të zgjerohet teksa Samsung dhe Microsoft shfrytëzojnë sistemin cloud dhe inteligjencën e përparuar për të ofruar përvoja të pasura, pa probleme në treg në epokën 5G.

“Ne besojmë se industria e telefonave është në prag të një transformimi në të cilin pajisjet individuale i hapin rrugë përvojave të qeta, të lidhura dhe të vazhdueshme, kudo që shkojmë,” tha DJ Koh, President dhe CEO i Departamentit IT dhe Komunikimeve Telefonike, në Samsung Electronics . “Bashkëpunimet e hapura, si ky partneritet me liderin i industries, Microsoft, janë të dobishme për të udhëhequr një gjeneratë të re të përvojave në celular. Teksa teknologjitë e reja si 5G bëhen realitet, partneriteti ynë do të luajë një rol të rëndësishëm në krijimin e një jetese më fleksibël për përdoruesit”.

“Microsoft dhe Samsung ndajnë një histori të gjatë inovacioni dhe bashkëpunimi, dhe njoftimet e sotme shënojnë fazën tjetër të partneritetit tonë,” tha Satya Nadella, CEO e Microsoft. “Ambicia jonë është t’i ndihmojmë njerëzit të jenë më produktivë në çdo pajisje, kudo që ndodhen – dhe kombinimi i përvojave tona inteligjente me pajisjet e reja dhe të fuqishme të Samsung e bën këtë realitet.”

Prezantojmë Produktivitet pa Pengesa në cdo Pajisje

Konsumatorët jetojnë dhe punojnë lidhur me pajisje të shumta, dhe nevoja për lidhje më të mira dhe më të lehta është e qartë. Përvoja e sotme të ndërveprimit të pajisjeve mund të jetë e fragmentuar — përdoruesit në një kompjuter duhet të ndërpresin rrjedhën e tyre për të parë telefonin e tyre, të hapin një aplikacion për të dërguar më pas imazhe, video ose skedarë në PC e tyre. Në vend të kësaj, ata duan një botë në të cilën përmbajtja e tyre sinkronizohet automatikisht, në mënyrë që të fillojnë një projekt në një vend në një pajisje dhe ta vazhdojnë atë në një pajisje tjetër, pa shpërqendrime.

Duke qënë se përdoruesit e parë të celularëve përbëjnë një pjesë më të madhe të fuqisë punëtore, kërkesa për lidhje më të qeta vetëm do të jetë në rritje. Sipas firmës analistike CCS Insight[1], 42% e të punësuarve kalojnë më shumë se tre orë në ditë duke punuar në një pajisje telefonike, përqindje kjo e cila është edhe më e lartë për punonjësit Millenials, përkatësisht në 51%. Ky partneritet u mundëson përdoruesve që tani të kenë një përvojë të unifikuar në shumë pajisje kudo që janë.

Samsung dhe Microsoft gjithashtu po lidhin hendekun midis lëvizshmërisë dhe performancës me Samsung Galaxy Book S të ri, i cili ofron një zgjidhje të së qënurit gjithnjë I lidhur që sjell përvojën e smartphone në një laptop. Galaxy Book S ka një ndërlidhje të integruar LTE, një baterisë të fuqishme dhe një dizajn ultra të hollë dhe të lehtë për të dhënë një përvojë të re procesimi në një pajisje portabël.

Ndërtimi i një marrëdhënieje të vafirmuar dhe të suksesshme

Samsung dhe Microsoft kanë pasur një partneritet të gjatë të përqendruar në bërjen e procesimin më produktiv dhe më të fuqishëm. Duke filluar me Galaxy Note10, zgjidhjet më të njohura të produktivitetit të Microsoft për telefonat inteligjentë do të integrohen pa probleme në produktet dhe shërbimet e Galaxy:

  • Përvojë e Përmirësuar e Outlook: Si opsioni i preferuar i postës elektronike dhe kalendarit[2] në më shumë se 100 milion pajisje, Outlook ndihmon klientët të lidhen, të organizojnë dhe të kryejnë detyrat e tyre. Outlook sjell së bashku email, kalendar, kontakte dhe skedarë, të gjitha në një aplikacion – duke ju ndihmuar të kurseni kohë dhe të përqendroheni në ato që kanë rëndësi. Galaxy Note10 përmban një aplikacion të optimizuar dhe të integruar të Outlook, i cili rrit punën dhe komunikimet personale, si dhe menaxhimin e kohës. S Pen i përmirësuar në Galaxy Note10 lejon përdoruesit të marrin parathënie të shkurtra të përmbajtjeve kur lundrojmë midis postës elektronike, ngjarjeve kalendarike dhe kontakteve.
  • Hapësira e ruatjes OneDrive Cloud: Duke filluar nga kjo vjeshtë, Samsung Gallery mund të sinkronizohet automatikisht me shërbimet e Microsoft OneDrive – në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të përdorin fotot dhe videot e tyre nga të gjitha pajisjet[3] e tyre dhe nuk do të duhet të shqetësohen nëse ata i ruajtën kohët e fundit.
  • Lundroni thjeshtwsisht midis PC dhe Smartphone-it: Lidhja me Windows është ndërtuar në Panelin e Shpejtë të Galaxy Note10, kështu që dërgimi i mesazheve, menaxhimi i njoftimeve, sinkronizimi i fotografive dhe pasqyrimi nga telefoni[4] në PC[5], është tepër i thjeshtë. Kjo vazhdimësi e shërbimeve do të krijojë një lidhje kritike me cilindo përdorues të kompjuterave Windows 10 duke kursyer kohën shtesë dhe telashet e ndërrimit fizik midis Galaxy Note10 [6]dhe PC-ve.

Produktiviteti lider i industrisë për biznesin

Me Galaxy Note10, Samsung dhe Microsoft do të angazhohen gjithashtu në fuqizimin e bizneseve, në mënyrë që të jenë edhe më produktive. Ky partneritet do t’u ofrojë punonjësve të ndërmarrjeve përmirësimin e aksesit në distancë të hapësirës së punës në ndërmarrjes e tyre, përfshirë edhe tërësinë e plotë të aplikacioneve Office.

Një Përkushtim për Bashkëpunim të Vazhdueshëm

Samsung beson se një qasje e hapur dhe bashkëpunuese do të vendosë standardin e ri për risitë domethënëse që i japin përparësi cilësisë, sigurisë dhe përvojës. Kjo qasje është thelbësore në prishjen e barrierave të teknologjisë dhe krijimin e mundësive për konsumatorët. Samsung e ka demonstruar vazhdimisht këtë besim përmes një historie të gjatë bashkëpunimi të hapur me drejtuesit e tjerë të industrisë. Në vitet në vazhdim, teksa procesimi i cloud dhe i inteligjenca e avancuar përparon, dhe shpejtësia e rrjetit rritet, partneriteti midis Samsung dhe Microsoft do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Së bashku, Samsung dhe Microsoft do të udhëheqin teknologjitë e reja në treg dhe do të ofrojnë risitë që do të transformojnë mënyrën se si konsumatorët përdorin pajisjet e tyre.

[1] Vrojtimi i CCS: Anketimi i Teknologjisë në Vendin e Punonjësve, 2019” (www.ccsinsight.com)

[2] Integrimi i plotë me sinkronizimin e dyanshëm të kalendarit Outlook dhe funksionalitetin e aplikacionit të kalendarit Samsung pritet më vonë në vitin 2019.

[3] Skedarët OneDrive mund të vihen në dispozicion për përdorim offline. Përndryshe kërkohet hyrje në internet. Tarifat mund të aplikohen.

[4] Pasqyrimi i ekranit të telefonit kërkon një PC Windows 10 që ekzekuton Pwrditwsimin e Majit 2019 (1903). Galaxy Note10 dhe PC duhet të jenë të lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi.

[5] Përdoruesit duhet të lidhin telefonin e tyre celular me PC përmes “Link to Windows” në telefonin e tyre celular, kur është e mundur, ose përmes aplikacionit “Your Phone” në PC-në e tyre. Aplikacioni “Your Phone” wshtw i instaluar paraprakisht në PC me Përditësimin Windows tw 10 Tetorit 2018 ose më vonë, dhe është i shkarkueshëm për Windows 10 Prill 2018 ose versionet mw tw pwrditwsuara. Kërkon një llogari Microsoft dhe një telefon Android 7.0+.

[6] Për Windows 10 Version 1803 ose më vonë dhe Android 7.0 (Nougat) ose më vonë.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe është modeli i së ardhmes me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën

http://news.samsung.com.