Messi mund Ronaldon, goli më i bukur në Champions është “perla” e tij (VIDEO)

Lionel Messi është shpallur fituesi për golin më të bukur në sezonin 2018-19 nga Uefa. Lexuesit kanë votuar magjinë nga goditja e dënimit e yllit argjentinas në ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit të fituar në shifrat 4-1. Në vendin e dytë është renditur goli i Cristiano Ronaldos në ndeshjen Juventus-Manchester United 1-2 (faza e grupeve), ndërkohë që në të tretë është goli i Danilos në Portugali-Serbi për kualifikueset e Europianit.

 

Për Messin kjo është hera e tretë që triumfon në këtë çmim. Para tij ishte shpallur fitues Ronaldo për super golin me roveshatë ndaj Juventusit, ndërkohë që në 2017-n fitues u shpall Mario Mandzukic. /Koha Jone/