Basha, Ramës: Nuk do t’i gëzoni paratë e vjedhura, do t’i hetojmë dhe gjurmojmë deri në Singapor

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar një paralajmërim tjetër kryeministrit Edi Rama se opozita në pushtet do të hetojë dhe gjurmojë të gjitha aferat e tij korruptive të këtyre viteve në Shqipëri deri në çdo skaj të botës ku ato shtrihen.

Basha tha: “ Rama jeton për të vjedhur dhe çdo ditë vepron për të vjedhur. Përveç asaj që bën me koncesionet dhe PPP, do të them se askush nuk ka për t’i gëzuar paratë e vjedhura. PD dhe opozita e bashkuar do të fillojë një hetim penal të të gjitha lejeve të dhëna nga kjo qeveri, do të gjurmohet çdo individ, shqiptar apo i huaj që është përshirë në këto kontrata në Danimarkë, Kroaci, Singapor, kudo që të jenë…

Do të gjurmohen nga shteti shqiptar me Europin dhe agjencitë e specializuara të SHBA.”