Video +18/ I mori karrocën me mall, polici theret me thikë në mes të plazhit nga shitësi ambulant

Një polic spanjoll është goditur me thikë nga një shitës i paligjshëm në plazh. Antonio Garrido u plagos me thikë tre herë nga sulmi i befasishëm i një prej shitësve të palicencuar në Huelva, në jug perëndim të Spanjës.

Është dashur ndërhyrja e policëve të tjerë që të neutralizonin shitësin dhe ti hiqnin thikën nga dora.

Shitësi goditi policin pasi ai po i merrte pijet dhe ushqimet që ai shiste. Ngjarja e tmerrshme ndodhi para turistëve të shumtë.