“Rama t’i thërrasë arsyes”, Ish-deputetja: Aksioni opozitar do të vazhdojë fuqishëm në shtator

E ftuar në Syri Tv, ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi, tha se aksioni opozitar nuk është ndërprerë dhe shtatori apo edhe tetori do të vijnë edhe më të fuqishëm në aksionin e tyre.

“Këto votime, por duke filluar që nga zgjedhjet e vitit 2013, kanë pasur probleme me ligjin. Në këtë kuptim duhet të dëbohen të gjithë individët që kanë marrë pjesë në manipulimin e tyre. Mos harrojmë që jemi në një krizë të tmerrshme morale, politike, ekonomike. Jemi në një ngërç që duhet të gjëjmë me patjetër zgjedhje.

Unë pres që ky kryeministër ti thërrasë arsyes, siç mendon që e votuan në 2013 duhet ta mendojë që në 30 qershor shqiptarët e refuzuan. 30 qershori ishte një refendum ku shqiptarët i thanë në masë që duhet të largohet. Ky kryeministër duhet ti garantonte vendit hapjen e negociatave, ndalimin e krimit, gjë që nuk e ka.

Ne vazhdojmë me aksionin tonë opozitar. Kemi udhëhequr dhe organizuar protesta kombëtare të njohura në të gjithë vendin tonë. Shtatori do të jetë pjesë e vazhdimësisë së protestave të nisura që nga 16 shkurti. Do të jenë taktika të opozitës, të jeni të sigurtë që jemi në këmbë dhe në aksion të plotë opozitar. Partia Demokratike ka platformën e saj ekonomike dhe po bisedon më të gjithë targetgrupet”, tha Çupi.