Me celular në timon, ndëshkohen 758 shoferë

Janë ndëshkuar 7658 persona që kanë përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. Përdorimi i aparatit celular është cilësuar si trend negativ dhe nisur nga rreziku që mbart gjatë drejtimit të mjetit policia rrugore e kryeqytetit është angazhuar në terren. Janë policë me uniformë dhe agjentë civilë që monitorojnë dhe dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë me verifikimet dhe procedimet administrative për këtë shkelje. Kujtojmë që përdorimi i aparatit celular është bërë shkak i shumë aksidenteve të ndodhura që kanë marrë edhe jetë njerëzish. Policia e shtetit ka publikuar disa video ku shfaqen shoferët e kapur në flagrancë duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimin e mjetit.