Fatmir Limaj: Nuk pranoj të bëhem kryeministër me 10% të votave

“Nëse partia ime do të kishte 10 deputetë nuk do të pranoja të bëhesha kryeministër”. Kështu deklaroi kryetari i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“Nëse PDK vjen në NISMË dhe më ofron postin e kryeministrit nuk do të pranoja… Mendoj se kjo nuk do ta ndihmonte Kosovën. Një kryeministër i tillë nuk do të ishte asnjëherë rezultativ si duhet. Nuk ka politikanë që s’do ta donte atë post, por mendoj se në atë vend do të duhej të shkojnë vetëm ata që marrin besimin e madh të qytetarëve. Nuk pranoj që me 7-8% të votave të jem kryeministër i këtij vendi. Me deputetë të partive tjera nuk dua të jem kryeministër. Nëse populli dëshiron të më votojë e kanë adresën e Partisë”, tha Limaj.

Ai pohoi se posti i kryeministrit i takon partisë që del e para në zgjedhje. Kujtojmë se Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pasi u thirr për të dëshmuar në Hagë, për krimet e luftës së Kosovës.