Basha: Rama vjedh paratë e shqiptarëve për të bërë gjoja rrugë, 10 herë më shtrenjtë se në Europë e botë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar sot një video me projektet e disa rrugëve të reja që parashikohet të ndërtohen nga qeveria “Rama”. “Këto janë projekte për të vjedhur”, nënvizon Basha në mesazhin e tij që ka publikuar sot në Fb.

“Në vend të ndërtimit të infrastrukturës, – shkruan kreu demokrat, – të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë. Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër. Sepse këto janë projekte për të vjedhur.”

Në vijim, Basha ka publikuar këtë video-fakt.

Në vend të ndërtimit të infrastukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë.Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër. Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #HajdutiPsiqik #RamaIk

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 8 août 2019