Cardi B ka 24 super makina por…

Cardi B shokoi thuajse këdo kur zbuloi se ka një garazh plot me super makina që s’i nget dot sepse s’e mori kurrë lejen e drejtimit. Duke u nisur nga aftësitë e saj në timon, s’ia merr mendja se ka për ta marrë ndonjëherë.

Pasioni i saj për makina të shtrenjta u theksua kur u martua me Offset, një koleksionues i fiksuar. Çifti i dhuron shpesh njëri-tjetrit makina miliona dollarëshe, madje kanë blerë Lamborghini Aventador matchy-matchy.

Koleksioni i pasur i Cardi-t karakterizohet nga shumëllojshmëria. Dominohet nga prodhime italine, por përmban edhe SUV luksoze, makina garash, automjete grand tour dhe kabriole elegante nga Gjermania. Për dikë që s’di t’i japë makinës, reperja ka një koleksion të baraspeshuar.

Kur e pyetën pse ka kaq shumë makina të shtrenjta kur s’i nget dot, Cardi u përgjigj me “për të bërë foto, sigurisht”.