Strategu i republikanëve të Trump: Basha të kërkojë shpalljen “Non grata” të Soros

Peter Lumaj, avokati i njohur shqiptaro-amerikan, ish-kandidat për Guvernator dhe Senator republikan në SHBA, në një intervistë me Scype për “Shijak TV” përbalë gazetarit Basir Çollaku thotë se Shqipëria duhet dhe do të bëhet. Sipas tij, Rama duhet të ikë me emergjencë, ndërsa Basha duhet të thellojë reformimin e PD, të forcojë lidhjet me Republikanët amerikanë dhe veçanërisht me diasporën, ku PD është jo fort prezente.

Lumaj thekson se, Basha dhe PD duhet të drejtojnë lëvizjen antisocialiste dhe t’i kërkojnë Parlamentit shpalljen non grata të George Soros në Shqipëri.

I pyetur nga gazetari Basir Çollaku se, në Shqipëri, pushtetarët, politikanë, qofshin të majtë apo të djathtë, kanë pak frikë ta përmendin SOROS – in, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara ka një investigim të ndjeshëm, avokati Lumaj jep këtë përgjigje:

“George Soros, edhe në Amerikë, ka investuar në krahun e majtë, në politikën e majtë, me miliona dollar. Para 4, 5 ditëve, Senati Amerikan filloi verifikimin e evazionit fiskal (mungesës së pagimit të taksave në kohën e duhur) të Georgë Soros dhe kompanive të tij, i cili, diskutohet se është 30 miliard dollar. Influenca e tij në krahun e majtë, edhe në Amerikë, është shumë e madhe. Ai ka investuar pare të madhe në Shqipëri. Ka investuar në krahun e majtë, por nuk mund të mohohet fakti, që ka investuar edhe të djathtin. Sepse George Soros nuk erdhi në Shqipëri në vitin 2013, por në 1990. Unë, vërtet e kam thënë, publikisht, që ai duhet të deklarohet “Non – Grata”. Parlamenti shqiptar duhet ta shpallë “Non – Grata” dhe parja e tij most ë influencojë politikën shqiptare. Ne, si shqiptarë, kemi mbetur në fazën e një shtetit të varfër, kemi nevojë për investime, por investimet nuk duhet të jenë në politikën shqiptare. Por, duhet të investojë ne ekonomi, të punësojë njerëzit, le të ndihmojë nga ana bamirëse, gjithashtu. Pasi ne duhet ta ndihmojmë njeri – tjetrin, në rast se kemi mundësi. Por mos të vinë në vend, për të korruptuar sistemin politik dhe gjyqësor”.

Pjesë nga intervista:

Çollaku: Reforma në Drejtësi ka patur, le të themi, qëllime të tilla investimi nga formacioni “Soros”?

Lumaj: E padiskutueshme. Zgjidh një njeri që investon në politikë, sikurse është George Soros, i cili i përshtatet Partitë Socialiste, sot, që është në fuqi, detyrimisht, përpos interest politik, ka një interes financiar. Dhe kjo është arsyeja, pse ne duhet t’ i shkëpusim ato të dyja. Ai gjeti ambjentin e përshtatshëm në Shqipëri, ku ka korrupsion, në të cilin mund të investojë dhe të influencojë gjykatat, Prokurorinë dhe në zgjedhje. Kjo nuk duhet të lejohet më në Shqipëri. Këtu ishte momenti, ku Lulzim Basha duhet të drejtonte këtë lëvizje, ta kishte shumë të organizuar një lëvizje të tillë, që të ishte në front të luftës kundër korrupsionit e në mënyrë të veçantë kundër George Soros. Ai duhej që të bënte një kërkesë që ky person të deklarohej person “Non – Grata”, sepse po e dëmton Shqipërinë dhe po e destabilizon nga ana politike.