Presidenti Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci

Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një tjetër mesazh për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Sipas Presidentit, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.

“Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët”- shkruan ai me një shënim në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.
Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë🇦🇱 me Bashkimin Europian🇪🇺, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.
18 tetori po afron!