E BUJSHME/ Tottenham arrin marrëveshjen me Juven për Dybala-n

Pas dështimi të marrëveshjes me Manchester United, nga Anglia arrin një pretendente e re nga Anglia për Paulo Dybalan. Pas mosarritjes së akordit mes La Joya-s dhe Manchester United, në garë për sulmuesin argjentinas është futur fuqishëm edhe Tottenham Hotspur.

Klubi londinez ka paraqitur në adresë të Juventusit një ofertë prej 70 milionë eurosh për Dybala-n, ofertë që bardhezinjtë e kanë pranuar, ndërkohë që tashmë do të jetë sërish futbollisti ai që do të vendosë.

Mbetet për t’u parë nëse Dybala do të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Tottenham për sa i përket pagës dhje kohëzgjatjes së kontratës.  Koha nuk premton sepse të enjten në mbrëmje mbyllet merkatoja e Premier League. Spurs-at janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Real Betis për mesfushorin argjentinas Giovani Lo Celso.