Testi antidoping, basketbollisti del shtatzënë

Një basketbollist amerikan është dënuar me dy vite pezullim pasi në kontrollin antidoping doli se ishte shtatzënë.

DJ Cooper ishte në procedurat e fundit për t’u bashkuar me kombëtaren boshnjake të basketbollit, procedura që përfshinin edhe testin rutinë të antidopingut. Kampioni i urinës tregoi se kishte hormone që prodhohen nga placenta gjatë shtatzënisë.

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e pezulloi për mashtrim, pasi urina që përdori basketbollisti ishte e një shoqje të tij. Në Twitter pati shumë nga ata që e tallën por kishte dhe përdorues që vunë në dukje se kur një mashkull rezulton shtatzënë në testin e urinës, kjo është një shenjë e keqe.