“Nxorën armët e bam e bum”, dëshmitari flet pas ngjarjes në Vlorë

Një dëshmitar ka treguar çfarë ka ndodhur në zonën e “Plazhit të Vjetër” pasditen e djeshme, ku mbetën të plagosur 3 persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë më pas në spital.

Ai tregon për gazetarin Enrik Mehmeti dhe emrin e një prej autorëve të krimit. Dëshmitari ka ende gjurmë gjaku në krahë dhe thotë se ka futur viktimën Arbenin në makinë, teksa ishte ende gjallë.