Ministria: Libra falas për nxënësit e klasave 1-5

Procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore falas këtë vit do të përfshijë edhe klasën e 5-të. Qeveria ka miratuar vendimin në bazë të së cilit nxënësit e ciklit fillor do të marrin libra falas në përdorim. 20% e librave që do të shpërndahen do të jenë të rinj, ndërsa 80% janë tekste që u përdorën një vit më parë nga nxënësit dhe u rikthyen në fund të vitit.

Librat e dëmtuar nga përdorimi i një viti më parë nuk do të paguhen nga prindërit, ndërsa zëvendësimi i tyre do të bëhet me fondet e shtetit. Vendimi i qeverise krahas nxënësve nga klasa e parë në të pestë përcakton edhe 16 kategori që përfitojnë tekste falas deri në klasën e 12.

Paketat me tekste shkollore do të shpërndahen në shkolla por paralelisht në librari do të ketë tekste shkollore për ata që duan ti blejnë tekstet dhe të mos i kenë në përdorim.