“Fytyra” tjetër e Messit, shikoni injorimin e turpshëm që i bën Griezmann-it (VIDEO)

Lionel Messi është një nga futbollistët më të mirë në botë, por edhe ai ka të metat e tij. Futbollisti argjentinas njihet për ndikimin e madh që ka në zgjedhjet e futbollistëve që bën trajneri apo transferimet e klubit.

 

Gjatë kësaj vere katalanasit transferuan Antonie Griezmann, një futbollist për të cilin ylli argjentinas nuk ka një konsideratë aspak të mirë, madje e injoron gjatë gjithë kohës. Francezi ndërkohë para disa ditësh është shprehur se të gjithë i dërguan mesazh mirëseardhje, por mes tyre nuk ishte vetëm Lionel Messi.

Kjo është shumë pak me atë që është parë në ndeshjen e parë ku ishin të pranishëm të dy. Griezmann dje doli nga fusha e lojës në miqësoren ndaj Arsenalit, duke takuar të gjithë shokët në stolin e rezervave, por vetëm Messi refuzoi që ta takonte. Situata vijoi që të ishte aspak e mirë, teksa “pleshti” e injoroi thuajse për 15 minuta pa i folur asnjë fjalë, ndërkohë që vijonte të bënte shaka me shokët e tjerë pas shpine.

Në fundin e ndeshjes sërish nuk ka asnjë kontakt mes tyre. Një situatë aspak e mirë te klubi blaugrana, ndërkohë që sjellja e Messit duket shumë e pavend dhe është kritikuar shumë në Spanjë. /Rozalb Lika-Koha Jone/