E BUJSHME/ United shumë pranë blerjes së Eriksen

Manchester United është shumë pranë transferimit të Christian Eriksen, duke i hapur rrugën e kalimit të Bruno Fernandes te Tottenham. Lajmi është raportuar nga gazeta “AS” që evidenton faktin se mesfushori danez duke se i ka sosur durimi duke pritur një ofertë nga Real Madrid.

 

United ka gati 70 milionë euro për të bindur Tottenham që ta lënë të lirë Eriksen, ndërkohë që për “Spursat” do të jetë e lehtë afrimi i Fernandes, i cili ka shprehur vetë dëshirën për kalimin te nënkampionët e Europës.

Djajtë e Kuq do t’i ofrojnë danezi një kontratë 5-vjeçare, ndërkohë që tashmë bëhet edhe më intrigante situata për të ardhmen e Pogba. /R.Lika-Koha Jone/