Shpikësi francez përshkon kanalin e La Manshit me “flyboard” (VIDEO)

Shpikësi francez, Franky Zapata, është bërë personi i parë që kalon kanalin e La Manshit përmes pajisjes së zhvilluar nga ai vetë që njihet si ‘flyboard’. 40-vjeçari pati jo më larg se javën e shkuar një tentativë të pasuksesshme, duke u përplasur madje dhe me një anije që transportonte naftë.

Zapata e përshkoi La Manshin i cili ka një gjerësi prej 35 km brenda 20 minutave. Ai mbajti një shpejtësi mesatare prej 140 km/h, duke qëndruar rreth 15-20 metra mbi nivelin e detit.

Gjatë një konference për mediat, 40- vjeçari mes emocioneve të forta tha se ëndrra e tij u bë realitet.