Braimllari: Edi Rama vrasës i zgjedhjeve, KQZ ka shkelur ligjin

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News 24 hodhi akuza të forta në drejtim të KQZ pas dështimit të këtij të fundit për të mbajtur një mbledhje, e cila ishte njoftuar ditën e djeshme. Ai tha se KQZ me këtë veprim ka shkelur ligjin, ndërsa rikujtoi se anëtarët që nuk u paraqitën dje në mbledhje do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Edi Rama është vrasësi i zgjedhjeve të lira. Zgjedhjet janë me 13 tetor dhe KQZ nuk  e merr dot në shqyrtim dekretin e Presidentit të Republikës. KQZ  duhet të nisë proceduarat për organizimin e zgjedhjeve, të cilat do të jenë zgjedhje të lira. Në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por votime për të zgjedhur rilindasit e tyre. Edi Rama tentoi të kthente në Shqipëri sistemin monist, por këtë 85% e shqiptarëve e refuzuan.  Modeli i Edi Ramës është: shkatërro dhe uzurpo institucionet. Në këshillat bashkiakë nuk ka më debat. Anëtarët e KQZ kanë shkelur ligjin dhe do të mbajnë përgjegjësi”, tha Braimllari.