Mbappe më në fund flet për situatën e Neymar

Kylian Mbappe së fundmi ka komentuar të ardhmen e Neymar. Ylli brazilian është i lidhur me një rikthim të mundshëm te skuadra e Barcelonës, por klubi parisien nuk e lë të lirë. Duke folur për mediat franceze, talenti ka sqaruar disi situatën e brazilianit. “E prisja këtë pyetje”, bën shaka fillimisht sulmuesi i talentuar.

 

“Neymar është i zakonshmi, të gjithë e dinë situatën, është rikthyer dhe është rikuperuar nga dëmtimi, nuk ka asgjë speciale (për të thënë). I dimë kualitetet e tij. Nuk dua që ai të largohet.

Kam folur me të, ai e din atë që mendoj për situatën e tij. kemi një marrëdhënie të sinqertë, ndaj dhe ja kam thënë atë që mendoj. Çdo gjë është mirë”, deklaroi Mbappe.

Neymar u largua dy vite më parë te PSG për shifrën e 222 milionë eurove, që është dhe rekordi botëror i transferimeve, ndërkohë që tani ekipi parisien është gati të heq dorë prej tij vetëm me një ofertë që shkon në 300 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/