Paloka, Ramës: Po Dako ka thënë ndonjë fjalë për teatrin?

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur non grata, Vangjush Dakon. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti e quan Dakon të shkuarën e Ramës, pasi tani e gjithë vëmendja e kryeministrit është vjedhja te Teatri Kombëtar.

“Po Gjushi, ka thënë ndonjë fjalë për teatrin o Edvin? Nuk ke nxjerre asnjë gulçim për Gjush akulloren akoma! As PPP jote në prokurori! Apo nuk e ke dëgjuar çfarë ka thënë Departamenti i Shtetit?!

Nuk ke faj, Gjushi është çfarë keni vjedhur deri dje, është e shkuara! Tani po mendon për të ardhmen, po mendon çfarë do vjedhësh tek Teatri…”,- shkruan Paloka.