Këmbimi valutor/ Paundi dhe Dollari në rënie të lirë. Euro qëndron në kuotën e 121.3 lekëve

Kjo e Mërkurë ka shënuar qëndrueshmëri për monedhën e Eurozonës e cila vazhdon të këmbehet me 121.3 lekë edhe ditën e sotme.

Ndërkaq Dollari Amerikan ka regjistruar një humbje prej 0.3 pikësh duke u kuotuar me 108.7 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.

Edhe Paundi Britanik ka shënuar një zbritje të vlerës prej 0.3 pikësh duke rënë në nivelin e 132.4 lekëve.

Franga Zvicerane vazhdon të ruaj vlerën e saj prej 109.8 lekëve sikurse që në fillim të kësaj jave.

Dollari kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot përkatësisht me 82.7 lekë dhe 74.8 lekë.