Pesë gjërat që duhet urgjentisht t’i përmirësojë Zidane te Reali

Real Madridi nuk po kalon nëpër një fazë të mirë parasezonale duke mos shënuar asnjë fitore në tre takime të zhvilluara në SHBA.

Kjo ka bërë që të alarmohet skuadra madrilene përkundër se ka pasur disa investime në ekip gjatë afatit kalimtar të verës.

Së fundi, Los Blancos u mposhtën 7-3 prej rivalit lokal të Atleticos gjersa mbretërit duhet të bëjnç disa ndryshime 12 ditë para fillimit të La Ligas.

Marca ka renditur pesë gjërat kryesore që trajneri Zinedine Zidane duhet t’i rregullojë para se të nis kampionati i ri spanjoll.