Akuzat për përdhunim, policia merr vendimin ZYRTAR për Neymarin

Policia braziliane ka pezulluar çështjen “Neymar” i cili akuzohet për përdhunim.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Sao Paulos ka thënë se rasti i akuzave ndaj Neymarit është pezulluar për shkak të mungesës së provave, por do të dërgohet te prokurorët për një vendim përfundimtar.

Hetimet filluan kur modelja braziliane, Najila Trindade, e akuzoi futbollistin se e kishte sulmuar atë në një hotel në Paris të Francës, në maj të këtij viti.

Neymari i mohoi këto akuza, duke thënë se marrëdhëniet e tyre ishin jo të mira. Trindade pastaj e bëri një intervistë në një televizion brazilian, duke publikuar edhe pamje dhe një video nga një zënkë e tyre në hotelin në Paris.