Aktivisti për mbrojtjen e Teatrit i kthehet Ramës: Hajde “mjeshtër”, hapi letrat..

Pedagogu i gazetarisë dhe një ndër aktivistët e Aleancës qytetare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar Ervin Goci, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e Teatrit, dhe konkretisht sipërfaqen e errët prapa godinës, për të cilën Rama tha se interesohet kompania koncensionare “Fusha Shpk”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Goci e fton Ramën që të hapë letrat dhe të shpjegojë publikisht planin e tij pas shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

“I kerkoj ndjese publike kryeministrit Rama qe kam dyshuar ne vullnetin e tij per ruajtjen e territorit te Teatrit. Le te nxjerre letrat me vulat perkatese institucionale, qe perfshijne metrat/katrore dhe planimetrine e projektit te Teatrit te Ri, krahasuar me gjendjen ekzistuese te prones, dhe premtoj qe do te rikonsideroj qendrimet e mia, te pakten per qellimet e qeverise. Kam dhe nje kuriozitet, kur thua qe zhvillimi eshte jashte murit rrethues te Teatrit, e ke fjalen per te vjetrin apo kete te riun? 😉
Hajde mjeshter, hapi letrat..”, shprehet aktivisti Goci në reagimin e tij.