Tensionet në Bashkinë e Devollit, Paloka: Policia po mbron hajdutin me urdhër të kryehajdutit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas sulmit me policë që i është bërë bashkisë së Devollit, ku që në orët e para të mëngjesit janë thyer portat dhe kanë hyrë në zyrat e bashkisë përfaqësus të PS-së të shoqëruar me forca të shumts policie.

“Këta edhe pse mbajnë uniforma, janë pjesë e bandës. Janë aty për të mbrojtur hajdutin me urdhër të kryehajdutit”, shkruan Paloka duke iu referuar mbështetjes nga forcat blu të dhunimit të një institucioni.

Postimi i plotë i Palokës:

I shihni keta me uniforme ku shkruan “Policia”? Janë në Bashkinë e Devollit ! Po nuk janë aty për të kapur hajdutin e Ramës që ka hyrë duke thyer derën, natën, kur të zotët e shtëpisë nuk ishin aty.

Këta edhe pse mbajnë uniforma, janë pjesë e bandës. Janë aty për të mbrojtur hajdutin me urdher të kryehajdutit.

Grabisin prona publike, grabisin prona private dhe as nuk fshihen më! Grabisin me dhunë!

Silluni me ta siç do silleshit me një grabitës që ju ka hyrë në shtëpi po pa njoftuar “policinë që nuk duam”.