Punimet në rrjet, OSHEE: Zonat e Tiranës që do të mbeten pa energji sot edhe nesër

Operatori Shpërndarjes së energjisë Elektrike po vazhdon punimet për rikonstruktimin e kabinave ndaj edhe ka njoftuar se në datat 29-30 Korrik do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

OSHEE tha se në datën 29 korrik energjia do të stakohet tek rruga “Androkli Kostallari” gjatë intervalit kohor 9:30-15:00, rruga e Dibrës 9:30-12:00, rruga “Ali Demi”, rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Tefta Tashko Koco” 09.00-15.00, rruga “Andrea Mano”, rruga “Njazi Meka” rruga e Dibrës, pranë Spitalit “Nënë Tereza” 09:00-16:00 rruga “Ndre Mjeda”, rruga “Kongresi i Lushnjes” në intervalin kohor 09.00-14.00.

Gjithashtu në datën 30 Korrik, zonat që do të kenë shkëputje të energjisë elektrike janë rruga “Petro Marko”, rruga “Asim Vokshi” gjatë intervalit kohor 09:30-15:00, rruga “Haxhi Hysen Dalliu” 09:30-12:00, rruga “Anastas Shundi”, rruga “Njazi Meka”09:00-16:00, rruga “Tahir Sinani”, rruga “Pandi Dardha” 09:00-12:00, rruga “Riza Cuko”, rruga “Rexhep Preza” rruga “Pandi Dardha” 13:00-16:00, rruga “Tefta Tashko Koco”, rruga “Rifat Bodinaku”, rruga “Asim Zeneli”, rruga “Dervish Hima” 09:00- 15:00 dhe rruga “Gjin Bue Shpata” , pranë Drejtorisë së Tatimeve, rruga “Prokop Mima”, rruga “Ndrek Luca ” gjatë intervalit kohor 09.00-13.00.