Plazh në Velipojë? Problemet e vijës bregdetare më të gjatë në veri

Një nga plazhet me të mëdha në vend, ai i Velipojës është një ndër më të frekuentuarit gjatë këtyre ditëve. Por sezoni nuk po kalon pa probleme, ndër të cilat hapësirat publike te zaptuara nga privat dhe mungesa e infrastrukturës.

Vladimir Dedaj është roje plazhi dhe që në mëngjes, në kullën e vrojtimit ka ngritur flamurin e kuq të rrezikut në det, por sërish, pushuesit nuk ndërgjegjësohen.

“Sot është një ditë e papërshtatshme për të notuar. Por njerëzit janë të papërgjegjshëm”, shprehet ai.

Për operatorët turistik, ky sezon ka pësuar një rënie të lehtë sidomos sa i përket turistëve të huaj dhe arsyet janë disa.

“Mendoj se një faktor është gjendja politike, por edhe infrastrukutura jo e mirë”, shprehet një operator turistik.

Rruga e re e papërfunduar, mungesa e hapësirave publike në plazh si dhe informaliteti vijojnë të jene problemet e mëdha për Velipojën në këtë sezon turistik.

Vetëm në dy javët e fundit, 4 inspektorë të Drejtorisë së te ardhurave në bashkinë e Shkodrës u arrestuan për shkak se favorizonin biznesin në pagesën e taksave.