Këmbimi valutor/ Euro sërish në “pikiatë”

Kjo javë ka nisur negativisht për valutat e huaja, referuar të dhënave të Credins Bank. Monedha e Eurozonës ka zbritur sot në vlerën e 121.3 lekëve duke humbur sërish pikë krahasuar me javën që lamë pas.

Ndërkaq Dollari Amerikan ka regjistruar zbritje të vlerës duke u këmbyer sot me 109 lekë.

Edhe Paundi Britanik nuk ka arritur të rimëkëmbet duke u dobësuar sërish në nivelin e 134.3 lekëve.

Franga Zvicerane është forcuar duke u ngjitur në kuotën e 109.8 lekëve. Sa i përket Dollarit Kanadez dhe atij Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 82.7 lekë dhe 75.2 lekë.