Papa thirrje qeverive ndërkombëtare: Veproni shpejt, shmangni përsëritjen e tragjedive

Papa Françesku ka kërkuar nga qeveritë ndërkombëtare veprime të shpejta, në mënyrë që të mos vdesin më shumë emigrantë në det.

Papa u bëri thirrje shteteve që të “veprojnë shpejt që të shmanget përsëritja e tragjedive të ngjashme dhe të garantohet siguria dhe dinjiteti i të gjithëve”.

Thirrja e Papa Françeskut ndaj komunitetit ndërkombëtar vjen vetëm disa orë pasi garda bregdetare italiane, solli në portin e Sicilisë 130 migrantë të shpëtuar në det.

Megjithatë, Italia nuk do të lejojë që migrantët të shkelin në tokën e saj, derisa shtetet tjera të bien dakord që t’i pranojnë migrantët, një nga problemet kyçe me të cilat po përballet BE-ja.