De Ligt tregon përshtypjet e para te Juventusi

Matthijs De Ligt është një prej blerjeve më të bujshme të kësaj vere.

Holandezi la Ajaxin dhe shkoi te Juventusi, aty ku konkurrenca është tepër e madhe.

Në një intervistë për “Tuttosport”, 19-vjeçari i Juves, ka folur për përshtypjet e para që ka krijuar te skuadra italiane.

“Jam shumë i surprizuar nga niveli i lartë i të gjithëve, janë të gjithë të përqendruar. Do të jetë shumë e vështirë të jem titullar me lojtarë të tillë. Do të provoj të bëj gjërat e mia, duke luajtur si gjithmonë”, është shprehur holandezi.

Ndërkaq për Ronaldon ai është shprehur: “Ronaldo nuk ka qenë arsyeja kryesore që unë zgjodha Juventusin. Ka pasur disa faktorë të tjerë për këtë zgjedhje. Por, gjithsesi është bukur kur një lojtar i madh të afrohet dhe të thotë gjithçka”.