Eurot në Toyota, Basha i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë

Pak orë pas publikimi të lajmit se Prokurorët belgë do të marrin në pyetje kreun e PD, burime nga PD bëjnë të ditur se Lulzim Basha, ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Mësohet se Basha është në kontakt me autoritetet belge dhe mbetet ne pritje te rakordimit me to për mënyrën e bashkëpunimit.