“Toyota Yaris”, një grup prokurorësh belgë mbërrijnë në Tiranë

Një grup prokurorësh belgë kanë mbërritur në Tiranë për dosjen ‘Toyota Yaris’. Mësohet se ata do të zhvillojnë takime me prokurorë të Krimeve të Rënda, si dhe me grupin që po kryen hetimet për dosjen.

Prokurorët belg kanë kërkuar të merret në pyetje kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili është dhe personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’, ku ndodheshin të fshehura 3.4 mln euro.

Gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë dhënë dëshmitë e tyre Agim Ceka, shoferi i kamionit ku ndodhej automjeti si dhe Alban Mollaymeri, pritësi i makinës.

Mjeti, ku u gjetën paratë ishte ishte nisur nga Belgjika dhe ndodhej në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri, ndërsa aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor 2018.